Samir Iseni: Formohen katër komisione për provimet profesionale në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar aktvendimin për formimin e katër komisioneve për dhënien e provimit profesional për punonjësit shëndetësorë me arsim të mesëm, të lartë dhe të lartë profesional në ISHP Shtëpia e Shëndetit – Shkup.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i këtij institucioni, Samir Iseni, i cili ka njoftuar se komisionet do të mbulojnë katër profile arsimore: stomatologjinë, farmacinë, fizioterapinë dhe laboratorin.

Sipas njoftimit, në të gjitha komisionet do të ketë edhe nga një anëtar përgjegjës për pjesën e provimit që lidhet me dispozitat e mbrojtjes shëndetësore dhe sigurimit shëndetësor.
Komisionet janë formuar për këto profile:
1. Stomatologjia – infermiere e diplomuar stomatologjike, infermiere stomatologjike, infermiere stomatologjike-teknike dhe teknik dentar.
2. Farmacia – teknikë farmaceutikë me arsim të mesëm dhe teknologë farmaceutikë të diplomuar me arsim të lartë.
3. Fizioterapia – teknik fizioterapie, fizioterapeut i lartë dhe fizioterapeut i diplomuar.
4. Laboratori – laborantë me arsim të mesëm dhe të lartë dhe laborant i diplomuar.
Iseni ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të publikohen më shumë informacione lidhur me përbërjen dhe punën e secilit komision.
Iseni ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të publikohen më shumë informacione lidhur me përbërjen dhe punën e secilit komision.