Barcelona ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Raphinhan.
Sulmuesi brazilian ka nënshkruar kontratë të re me klubin katalunas, e cila do ta mbajë në “Camp Nou” deri në vitin 2030, shkruan Klankosova.tv.
Me këtë marrëveshje, Barcelona konfirmon besimin te Raphinha, i cili mbetet një nga lojtarët e rëndësishëm në planet e klubit.


