Punësimet e fundit në Agjencinë e Kadastrës së Paluajtshmërive po ngrenë reagime për përfaqësimin etnik në këtë institucion. Sipas të dhënave të publikuara lidhur me konkursin 594/2026, nga gjithsej 10 vendime për punësim, 9 janë për kandidatë maqedonas dhe vetëm një për kandidat shqiptar.
Dokumentet e publikuara tregojnë vendimet e punësimit, duke nxitur sërish debat për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet shtetërore.
Punësimet me raportin 9 me 1 rikthejnë në vëmendje çështjen e barazisë në përfaqësimin institucional dhe zbatimin e parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.



