Edhe në mot me shi, protestuesit në Tiranë kanë vazhduar marshimin në Bulevardin Dëshmorët e Kombit duke kërkuar edhe më tej dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.
Marshimi ishte kryesisht i qetë dhe pa incidente të mëdha. Policia disa herë bëri thirrje për zhbllokimin e rrugëve nga makinat e protestuesve që pengonin qarkullimin e veturave dhe më vonë gjobiti mbi 30 protestuesë të cilët refuzuan të zhbllokonin qarkullimin.
Rama ka publikuar sërish pamje nga para kryeministrisë me thirrjen për dialog, por deri tani, protestuesit kanë refuzuar çdo ftesë të tij. Ai në një intervistë për Euroneës në Bruksel tha se ka ofruar opsione për dialog.
“Është e vështirë kur u thua njerëzve: Në rregull, ju po protestoni, çfarë dëshironi? Ejani, dua t’ju dëgjoj, dua të flas me ju. Por përgjigjja është: Jo, nuk duam të të dëgjojmë, nuk duam të flasim me ty. Duhet të largohesh. Më falni, nuk jeni ju ata që ma keni dhënë këtë detyrë. Ma ka dhënë populli shqiptar dhe unë kam një kontratë me të. Ejani të flasim, jam i gatshëm t’ju dëgjoj”, deklaroi Edi Rama, Kryeministër.


