Policia e Tiranës ka vendosur 36 gjoba ndaj protestuesve që bllokuan rrugët gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet.
Sipas njoftimit zyrtar, protestuesit penguan qarkullimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e Durrësit, duke mos iu bindur thirrjeve të policisë për lirimin e rrugëve.
Secili prej tyre është gjobitur me nga 5 mijë lekë, ndërsa vlera totale e gjobave arrin në 180 mijë lekë. Materialet për rastin i janë përcjellë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


