Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ka pritur në vizitë presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin, i cili ndodhet në Maqedoni me ftesë të tij, për një vizitë private në vend dhe në FFM. Omeragiq ka shprehur kënaqësinë për rikthimin e Çeferinit, ndërsa ka bërë të ditur se së bashku do ta ndjekin ndeshjen e sontme mes Maqedonisë dhe Sllovenisë.
“Disa mysafirë nuk vijnë vetëm për vizitë, por kthehen sepse kanë arsye të ndihen të mirëpritur. Është kënaqësi e madhe ta pres sërish presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin, i cili me ftesën time po qëndron për vizitë private në Maqedoni dhe në FFM”, ka shkruar Omeragiq.
Ai ka theksuar se në fushë secili do të jetë në anën e përfaqësueses së vet, por jashtë saj lidhja mes tyre është më shumë se miqësi.
“Mirë se erdhe sërish, Aleksander. Maqedonia është gjithmonë zgjedhje e mirë!”, ka përfunduar Omeragiq.


