LSDM kërkon nga Prokuroria Themelore që të ndajë publikisht informacione se deri ku ka arritur procedura pas kallëzimit penal kundër guvernatorit të Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, dhe personave të tjerë përgjegjës në rastin me „Alta Bankën”. Nga partia opozitare pyesin nëse është hapur lëndë, nëse është caktuar prokuror dhe cilat veprime hetimore janë ndërmarrë deri më tani.
LSDM pretendon se ekzistojnë dyshime për punë të pandërgjegjshme dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, për çka kërkon mbrojtje urgjente të provave dhe parandalimin e ndikimit të mundshëm mbi dëshmitarët. Nga partia kërkojnë gjithashtu që të shqyrtohet mundësia e ndalimit të përkohshëm të ushtrimit të funksionit të Trajko Sllaveskit.


