Popullsia e Turqisë u rrit mbi 86,5 milionë banorë deri në shtator

Popullsia e Turqisë u rrit në 86,5 milionë banorë në fund të tremujorit të tretë të vitit, sipas të dhënave zyrtare të publikuara sot, transmeton Anadolu.

Sipas të dhënave të Institutit Turk të Statistikave (TurkStat), popullsia e vendit u rrit me 410.118 banorë, duke arritur në 86,50 milionë në fund të shtatorit, krahasuar me 86,09 milionë në fund të vitit të kaluar.

Rreth 43,26 milionë banorë ishin meshkuj, ndërsa 43,24 milionë ishin femra.

Grupmosha 25–29 vjeç përbënte grupmoshën më të madhe pesëvjeçare, me 6,67 milionë persona. Ajo pasohej nga grupmosha 10–14 vjeç, me 6,57 milionë persona, dhe grupmosha 15–19 vjeç, me 6,4 milionë persona.

Popullsia e moshës 65 vjeç e lart arriti në 9,83 milionë banorë, duke përbërë rreth 11,4 për qind të popullsisë së vendit.