Gjykata e Apelit lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e Shqipërisë (GJPAKKO) ka lënë në fuqi masën “arrest në shtëpi” ndaj ish-shefes së Shërbimit Informativ të Shqipërisë (SHISH), Vlora Hyseni, transmeton Anadolu.

Në një njoftim nga GJPAKKO thuhet se në seancën e sotme është miratuar vendimi i Gjykatës e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). Sipas njoftimit, kundër vendimit të sotëm mund te bëhet ankesë në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e Shqipërisë (SPAK) konfirmoi më 22 shtator 2026 se GJKKO ka vendosur ndaj Hysenit më 21 shtator masat “arrest në shtëpi” dhe “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Sipas SPAK-ut, Hyseni është e dyshuar për veprat penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Përkrahje e autorit të krimit”. Pas këtyre zhvillimeve, presidenti Bajram Begaj vendosi shkarkimin nga detyra të Hysenit.

Raportohet se hetimet lidhen me implikimet për personat e tjerë të hetuar më parë për dosjen e njohur si “Çështja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”.

Vlora Hyseni ishte emëruar në krye të SHISH-it në prill të vitit 2023. Ajo ka mbajtur post drejtues edhe në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.