Eurostat: Gati tre në çdo katër familje në Greqi nuk kishin fëmijë në vitin 2025

Gati tre në çdo katër familje në Greqi nuk kishin fëmijë në vitin 2025, sipas të dhënave të Eurostatit të publikuara të premten nga gazeta greke Kathimerini, transmeton Anadolu.

Nga 4,06 milionë familje në Greqi, 2,99 milionë ose 73,8 për qind nuk kishin fëmijë, ndërsa rreth 1,06 milion ose 26,2 për qind kishin të paktën një fëmijë.

Përqindja e familjeve me fëmijë në Greqi ishte mbi mesataren e Bashkimit Evropian (BE), e cila ishte 23,3 për qind. Në gjithë bllokun, kjo përqindje ra nga 26,9 për qind në vitin 2010, në 25 për qind në vitin 2020 dhe 23,3 për qind në vitin 2025.

Ndër familjet greke me fëmijë, 495 mijë kishin një fëmijë, 418 mijë kishin dy dhe 149 mijë kishin tre ose më shumë fëmijë. Familjet me një fëmijë përbënin gati 47 për qind të totalit, ndërsa ato me tre ose më shumë fëmijë përbënin rreth 14 për qind.

Në gjithë BE-në, familjet e përbëra nga një i rritur pa fëmijë përbënin 37,5 për qind të të gjitha familjeve në vitin 2025, nga 33,6 për qind në vitin 2015. Gjatë së njëjtës periudhë, përqindja e familjeve të përbëra nga çifte që jetojnë me fëmijë ka rënë nga 16,6 në 14,7 për qind.