Partneri i Wanda Nara-s kërcënon Icardin: S’jam Maxi Lopez, ta shqyej gojën!

Përplasja mes Mauro Icardit dhe ish-bashkëshortes së tij, Wanda Nara, ka marrë një tjetër kthesë, duke u zhvendosur edhe në rrjetet sociale dhe duke përfshirë tashmë edhe partnerin aktual të showgirl-it argjentinas, Martín Migueles.

Sipas raportimeve të medieve italiane, gjithçka nisi pasi Wanda Nara u paraqit në banesën e ish-bashkëshortit, pas një telefonate alarmi nga vajza e tyre, e cila kishte kërkuar ndihmë për shkak të sjelljeve të pretenduara agresive të futbollistit. Ngjarja tashmë pritet të shqyrtohet nga autoritetet gjyqësore, të cilat do të duhet të sqarojnë rrethanat dhe të vlerësojnë nëse ka pasur keqtrajtim ndaj së miturës.

Image

Në këtë situatë u përfshi edhe Martín Migueles, i cili mori gjithashtu telefonatën e vajzës dhe shoqëroi Wanda-n në banesën e Icardit. Sipas një videoje që qarkulloi në internet, partneri i showgirl-it ndërhyri për të mbrojtur të miturën dhe u përball drejtpërdrejt me sulmuesin.

Nga ana e tij, Icardi nuk u tërhoq përballë kërkesave të ish-bashkëshortes dhe iu përgjigj me tone sfiduese. “Le të shkojë Wanda të bëjë denoncimin. Le të paraqitet me një vendim të gjykatës dhe atëherë do t’ia dorëzoj”, mësohet të ketë deklaruar futbollisti.

Kjo përgjigje duket se ka acaruar Miguelesin, i cili i drejtoi një paralajmërim të ashpër argjentinasit, duke përmendur edhe emrat e L-Gante dhe Maxi Lopez-it, dy personazhe të lidhura më parë me jetën sentimentale të Wanda Nara-s.

Image

“Unë jam një burrë i rritur dhe mos guxo të më tregosh mungesë respekti. Më dëgjo mirë, Mauro: nuk e ke idenë me kë po përballesh. Unë nuk jam as L-Gante dhe as Maxi Lopez. Po të paralajmëroj vetëm një herë: ta shgqyej gojën”, ishte kërcënimi i partnerit të Wanda Nara-s.

Ndërkohë, konflikti ka marrë përmasa edhe më të mëdha në rrjetet sociale, ku Wanda Nara dhe China Suárez, partnerja aktuale e Icardit, janë përfshirë në një shkëmbim të ashpër fyerjesh. Një tjetër kapitull i një historie që prej kohësh mban në qendër vëmendjen e mediave argjentinase dhe italiane.

Image