Qyteti i Nju Jorkut po mban zi për vdekjen e tetë personave, përfshirë dy fëmijë, në shembjen e tmerrshme të ndërtesës në Brooklyn.
Në internet po qarkullojnë video nga momenti i shembjes së ndërtesës.
Videoja e parë është në fakt nga brenda njërit prej apartamenteve në ndërtesën që u shemb. Në të, një djalë i vogël shihet duke vrapuar drejt nënës së tij ndërsa ata kuptojnë se diçka nuk shkon me ndërtesën. Disa sekonda më vonë, një mur shembet i pari dhe videoja ndërpritet papritur.
Videoja e dytë, e regjistruar nga një kamera në një ndërtesë aty pranë, tregon pluhurin që ngrihet nga shembja e ndërtesës trekatëshe dhe zhurmën e frikshme të shkatërrimit.
Sipas mediave amerikane, shembja po hetohet nëse punimet e gërmimit në një kantier ndërtimi pranë ndërtesës në Brooklyn luajtën ndonjë rol.
Incidenti e shtyu kryetarin e bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, të urdhëronte inspektimin e rreth 100 pronave në të gjithë qytetin, të cilat janë të lidhura me “pesë entitete korporative” të përfshira ndërtim.
Gjithsej tetë persona vdiqën në shembjen e ndërtesës, përfshirë dy fëmijë, të moshës 9 dhe 10 vjeç.


