Të martën, më 17 nëntor 2026, janë planifikuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në katër lokacione në Tetovë dhe fshatin Saraçinë.
Sipas njoftimit, nga ora 09:00 deri në 14:00 pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e fshatit Saraçinë, përkatësisht zona në hyrje të fshatit.
Në Tetovë, ndërprerja nga ora 09:00 deri në 13:45 do të përfshijë një pjesë të objekteve në rrugën “Nikolla Tesla”.
Gjithashtu, nga ora 09:00 deri në 14:00 pa rrymë do të mbetet rruga “Crnotravska”, në lagjen Koltuk.
Ndërkaq, nga ora 09:30 deri në 13:45, ndërprerja do të prekë objektet në pjesën e sipërme të lagjes Drenovec.


