Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka ndarë lajmin për ndarjen nga jeta të ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Fadil Osmanit – Frenkit, shkruan Top24
Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Fadil Osmanit – Frenkit, ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Fadili ishte pjesë e brezit të atdhetarëve që, në momentet më të vështira për kombin, iu përgjigjën thirrjes së atdheut, duke u rreshtuar në luftën për liri, dinjitet dhe të drejta kombëtare.
Kontributi dhe sakrifica e tij në radhët e UÇK-së do të mbeten pjesë e kujtesës dhe historisë sonë të përbashkët.
Bashkëluftëtarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën, u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta.
U prehtë në paqe shpirti i tij!



