Juventus-Napoli nuk do të mund të jetë kurrë një ndeshje normale. Këtë na e tregon historia. Por kurrë më parë se këtë herë, kjo sfidë nuk ka qenë kaq unike dhe motivet janë të shumta.
Është kryqëzimi i rrugëve mes Spallettit dhe Allegrit, dy trajnerë që kanë lënë shenjë të pashlyeshme në pankinat e kundërta, edhe pse Allegri që do ta ndjekë sfidën nga tribuna pasi është i skualifikuar. Po kështu është edhe hija e Antonio Contes, një tjetër trajner që ka lënë gjurmë te të dy klubet, Landucci asistenti i Allegrit që ritakon Spallettin pas momenteve të tensionit në 2023, janë dy skuadrat që janë në meson e klasifikimit dhe larg objektivave të fillimit të sezonit me detyrimin që të mos humbasin pikë.
Me fjalë të tjera, kaq mjafton për të kuptuar rëndësinë e saj pa llogaritur se çfarë ka përfaqësuar një përballje e tillë në vite. Fitorja në Torino në verën e vitit 1986, psh, i hapi rrugën titullit të parë historik të Napolit, apo fitoria 2-1 me golin vendimtar të Altafinit, në sfidën që vlente titullin në 1975, apo goli vendimtar me kokë i Koulibaly, që në vitin 2018 i kishte bërë Sarri-n dhe lojtarët e tij të besonin se titulli ishte i mundur, dhe prekja vendimtare e Raspadorit, që në vitin 2023 praktikisht ua dorëzoi titullin napolitanëve. Sivori, magjistari i topit me fanellën numër 10 në të dyja anët, Platini përballë Maradonës, Higuain që tund rrjetat si me fanellën e Napolit, ashtu edhe me atë të Juventusit. Janë këto disa prej momenteve që shpjegojnë domëthënien e kësaj superpërballjeje.
Por jo vetëm kaq; është edhe sfida e gjitha toskane mes dy trajnerëve, një sfidë që është mes dashurisë dhe urrejtjes. Në total janë 16 përballje mes Spallettit dhe Allegrit me një bilanc 6 fitore për Spallettin dhe 5 për Allegrin. Përballja e parë shkoi në favor të trajnerit nga Certaldo në 2008; Roma-Cagliari 3-2 në vitin e parë të Allegrit në Serie A. Ka pasur edhe një përballje në Ligën e Kampioneve mes Milanit dhe Shën Pjetërburgut e fituar nga livornezi, i cili fitoren e fundit ndaj kolegut të tij aktualisht te Napoli e ka në 2018 në Juventus-Inter ku vendoste foli i Mandzukic.
Shumë përballje, shumë histori, por këtë radhë motivet për të ndjekur këtë Juventus-Inter janë me të vërtetë pafund pasi për më tepër mund të vendosë të ardhmen e sezonit për të dyja skuadrat.


