Kuvendi sot do të vazhdojë seancën e 130-të me pyetjet e deputetëve të opozitës, të ndërprera më 12 nëntor pas kërkesave për pauza nga deputetët opozitarë.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sqaroi se pas interpretimeve të ndryshme të Rregullores së Punës, shumica dhe opozita janë marrë vesh që në të ardhmen pauzat të mos llogariten në dy orët e parapara për pyetjet e deputetëve, por njëkohësisht të bëhet kujdes që ato të mos e vonojnë parashtrimin e pyetjeve.
Në rend dite janë edhe disa zgjidhje ligjore dhe propozim-vendime, ndër të cilat ndryshimet e Ligjit për Privatizimin dhe Qiranë e Tokës Ndërtimore, ligjet për ndërtimin dhe peshkimin e akuakulturën, si dhe propozimet për zgjedhjen e anëtarëve në trupat dhe delegacionet e Kuvendit. Deputetët do të diskutojnë edhe për rezolutën për politikën e migracionit për periudhën 2026–2030.


