Milani e bën zyrtare, paguan 4 milionë euro për drejtorin e ri

Milani ka zgjidhur çështjen e drejtimit sportiv, duke zgjedhur Markus Kroshe si njeriun që do të udhëheqë projektin e ri të kuqezinjve.

Për ta bërë të mundur këtë marrëveshje, klubi italian ka paguar 4 milionë euro te Eintracht Frankfurti, duke mbyllur përfundimisht bashkëpunimin e tij me klubin gjerman.

Image

Pas largimeve të Igli Tares, Geoffrey Moncadës dhe Giorgio Furlanit, drejtuesit e Milanit kishin nevojë për një strukturë të re organizative.

Pronari Xherri Kardinale ka vendosur t’ia besojë këtë detyrë Kroshe, i cili do të ketë një rol kyç në ndërtimin e skuadrës.

Prioriteti kryesor i drejtorit të ri do të jetë merkatoja.

Milani synon të rikthehet në garën për titullin kampion dhe pritet të jetë aktiv në afrimin e futbollistëve me peshë për të përforcuar ekipin.

Ndërkohë, në pozicionin e drejtorit sportiv është emëruar Timo Hardung, i cili do të jetë pjesë e strukturës së re drejtuese.

Pozicioni kishte mbetur vakant që prej largimit të Igli Tares në maj, ndërsa emërimi i Kroshe konsiderohet një hap i rëndësishëm në riorganizimin e klubit kuqezi.