Real Madridi mund të përgatitet për një tjetër goditje të madhe në merkaton e transferimeve.
Erling Haaland është rikthyer në qendër të vëmendjes së drejtuesve madrilenë, pasi një klauzolë largimi në kontratën e tij me Manchester Cityn mund ta bëjë transferimin më të realizueshëm nga sa ishte menduar.
Sipas raportimeve të gazetës spanjolle “Defensa Central”, duke iu referuar gazetarit të ABC-së, Rubén Cañizares, klauzola e largimit të sulmuesit norvegjez mund të jetë nga 100 deri në 150 milionë euro.
Madje, sipas këtyre informacioneve, rrethi i afërt i Haalandit, ku përfshihet edhe babai i tij, do ta shihte me dëshirë një transferim në “Santiago Bernabeu”.
Megjithatë, ardhja e Haalandit do të krijonte një problem të madh për Real Madridin, i cili ka tashmë në skuadër emra si Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Jude Bellingham dhe Yan Diomande.
Për këtë arsye, një transferim i mundshëm do të kërkonte edhe sakrifikimin e njërit prej yjeve aktualë.
Sipas Cañizares, Vinicius Junior është një nga emrat që mund të largohet për t’i hapur rrugën norvegjezit.
Për momentin bëhet fjalë vetëm për raportime mediatike, por në Madrid duket se skenari i bashkimit të Haalandit me Mbappen po rikthehet fuqishëm në diskutim.


