Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Skender Rexhepi në Kuvend, deklaroi se Qeveria po pret mendimin e Komisionit të Venecias lidhur me propozim-ligjin për provimin e jurisprudencës.
Ai theksoi se, nëse mendimi i Komisionit është negativ, nuk dihet nëse ligji do të procedohet në Kuvend.
“Nëse mendimi është pozitiv, atëherë të gjithë do të duhet ta pranojmë, përfshirë edhe ju”, deklaroi Mickoski, duke iu drejtuar Rexhepit.
Kryeministri shprehu keqardhje që gjatë 20 viteve të fundit, ministra të përkatësive të ndryshme etnike dhe politike nuk kanë arritur ta zgjidhin këtë çështje, madje as pas miratimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.
Sipas Mickoskit, vendimi për hapat e mëtejshëm do të merret vetëm pas marrjes së mendimit të Komisionit të Venecias.


