Maqedonia përballet me Skocinë në Glasgow, synon rezultat pozitiv në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut përballet sonte me Skocinë në Glasgow, në kuadër të ndeshjes së pestë të grupit në Ligën e Kombeve, në Ligën B. Përfaqësuesja e Maqedonisë vjen pas katër humbjeve në katër ndeshjet e para, pa arritur të shënojë asnjë gol. Megjithatë, në kampin e saj shpresojnë të marrin rezultat pozitiv ndaj Skocisë, e cila para një muaji fitoi në Shkup me rezultat 2-0.

Futbollisti Matej Gashtarov thotë se përfaqësimi i vendit është motivim i mjaftueshëm për të dhënë maksimumin.

“Kur e veshim fanellën e Maqedonisë, mendoj se nuk duhet të kërkojmë motivim të veçantë, sepse vetë fakti që jemi pjesë e përfaqësueses A është motivim. Do të dalim në fushë për të dhënë gjithçka nga vetja dhe për të shijuar lojën”, deklaroi Gashtarov.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Hampden Park”, me fillim në orën 20:45, sipas kohës lokale në Maqedoni.

Në të njëjtën orë zhvillohet edhe përballja tjetër e grupit mes Sllovenisë dhe Zvicrës. Në renditje kryeson Zvicra me 12 pikë, e ndjekur nga Sllovenia me 7 dhe Skocia me 4 pikë, ndërsa Maqedonia e Veriut renditet e fundit pa asnjë pikë.