Faton Ahmeti: 90% maqedonas dhe vetëm 10% shqiptarë në Agjencinë e Kadastrës – “Kjo është barazia e tyre!”

Nënkryetari i BDI-së, Faton Ahmeti, ka reaguar lidhur me përfaqësimin etnik në Agjencinë e Kadastrës së Paluajtshmërive, duke publikuar të dhëna sipas të cilave nga gjithsej 10 të punësuar, 9 janë maqedonas dhe vetëm 1 shqiptar.

Sipas shifrave të publikuara nga Ahmeti, përfaqësimi në këtë institucion është 90 për qind maqedonas dhe vetëm 10 për qind shqiptarë.

Përmes një reagimi, Ahmeti ka kritikuar atë që e cilëson si mungesë të barazisë në përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore.

“Kjo është barazia e tyre! ‘Rrini rahat’, na thanë!”, ka shkruar Ahmeti, duke ironizuar premtimet për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

Reagimi i tij vjen në vazhdën e kritikave për përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore.