Old Trafford u bë skena e një ndeshjeje spektakolare me gola të shumtë ku përballë u vunë Manchester United dhe Aston Villa, një ndeshje që në fund të 90 minutëshit nuk prodhoi asnjë fitues pasi ndeshja mes tyre përfundoi me barazimin 4-4 me ekipet që dolën nga fusha e lojës me nga vetëm 1 pikë secila.
Pak para fundit të pjesës së parë, Manchester United ktheu ekuilibrin në rezultat me golin e Tielemans për të barazuar rezultatin në 2-2 dhe me këto shifra skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes. Në pjesën e dytë, Aston Villa shënoi edhe dy herë të tjera; me McGinn në minutën e 48 me penallti dhe më pas me Goretzkan dhe rezultati shkoi në 4-2. U duk se Aston Villa e arkivoi fitoren e saj por Manchester United kishte ende për të thënë dhe në minutat shtesë skuadra e Carrick shënoi dy herë me Zirkzee dhe Dorgu duke barazuar rezultatin në 4-4 që ishte edhe ai përfundimtar me Aston Villan që shkon në 13 pikë, ndërsa Manchester United është me 8 pikë dhe qëndron në zonën e ftohtë të rënies nga kategoria.


