Juventus vijon me paraqitjet me ulje ngritje në Serie A. Zonja e Vjetër nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në Artemio Franchi në sfidën me Fiorentinën me bardhezinjtë që lanë dy pikë në këtë përballje
Pjesa e dytë nisi ashtu si e para me Fiorentinën që gjeti sërish rrugën e rrjetës këtë radhë me Njie i cili i parapriu McKennie për të mposhtur portierin Vicario me skuadrën violë që mori kryesimin në rezultat 2-1. Spalletti në këtë pikë vendosi të bëjë zëvendësime duke hedhur në fushë Zhegrovëm, Celik dhe Alabejgovic, ndërkohë që në minutën e 59, Douglas Luiz iu afrua golit të barazimit, por i mungoi saktësia në gjuajtje. Goli për bardhezinjtë erdhi në minutën e 67 me Bremer me një gjuajtje me kokë dhe rezultati shkoi në 2-2 që mbeti i tillë deri në përfundim të 90 minutëshit. Pas kësaj ndeshjeje, Juventusi e sheh veten në kuotën e 18 pikëve në vendin e 7, ndërsa Fiorentina shkoi në 9 pikë në vendin e 15.


