Lajm i papritur në MotoGP, Marc Marquez njofton tërheqjen: Valencia, gara ime e fundit

Një lajm i papritur ka tronditur botën e MotoGP-së. Marc Marquez ka njoftuar tërheqjen nga garat në fund të këtij sezoni, duke bërë të ditur se gara në Valencia do të jetë e fundit në karrierën e tij.

Piloti spanjoll e komunikoi vendimin në mënyrë emocionuese, përmes një kartoni që mbante në duar përpara provave të lira të garës së fundit të sezonit 2026.

“Valencia do të jetë gara ime e fundit”, ishte mesazhi i Marquezit, i cili u shfaq i prekur nga ky vendim.

Lamtumira vjen vetëm pak ditë pasi ai arriti një tjetër sukses historik, duke fituar titullin e 10-të kampion bote dhe barazuar rekordin e Giacomo Agostinit.

Pas një karriere të jashtëzakonshme, Marquez duket se ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij në MotoGP, pikërisht në momentin kur ka arritur sërish majën e këtij sporti.

Tërheqja e tij do të shënonte fundin e një epoke për MotoGP, pasi spanjolli ka qenë një nga figurat më të rëndësishme dhe më spektakolare të garave me motor, duke lënë pas një karrierë të mbushur me tituj, rekorde dhe emocione.