Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka miratuar rezultatet fillestare të rrethit të dytë të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës.
Nga gjithsej 16.256 votues të regjistruar, në zgjedhje kanë marrë pjesë 8.828 qytetarë, me dalje prej 54,31 për qind. Janë regjistruar edhe 202 fletëvotime të pavlefshme.
Afati për ankesa lidhur me procedurën e votimit përfundon më 3 nëntor në orën 19:00, ndërsa për procedurën e mbledhjes dhe verifikimit të rezultateve më 4 nëntor në orën 15:30.
Rezultatet janë fillestare dhe janë miratuar nga KSHZ-ja.


