Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të organizuar në Shkup me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Ceremonia u mbajt në ambientet e Muzeut të Artit Bashkëkohor në Shkup, ku u nderua trashëgimia historike e Kongresit të Manastirit dhe rëndësia e unifikimit të alfabetit shqip për zhvillimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe.
Përmes një mesazhi me këtë rast, Mexhiti theksoi rëndësinë historike të alfabetit të përbashkët, i cili bëri të mundur që librat dhe shkrimet shqipe të lexoheshin në të gjitha trevat shqiptare.
Ai vuri në pah se nderimi i veprës së rilindësve dhe atyre që kontribuuan në unifikimin e alfabetit duhet të shoqërohet me përkushtimin për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, veçanërisht përmes edukimit të gjeneratave të reja, librave dhe përdorimit të gjuhës në jetën publike.
Në mesazhin e tij, Mexhiti përcolli urimet me rastin e kësaj dite të rëndësishme për historinë dhe identitetin kombëtar shqiptar.
Postimi i plotë:


