Shefja e re e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Iskra Haxhi Vasileva, pas marrjes së detyrës, deklaroi se ndikimet ndaj prokurorëve kanë ekzistuar dhe do të vazhdojnë të ekzistojnë, por sfida e vërtetë është mënyra se si ata do të përballen me to.
Sipas saj, ndikimet nuk vijnë vetëm nga politika, por edhe nga sektori i biznesit dhe qendra të tjera të pushtetit.
🔹 Prioritet do të jenë rastet me interes të lartë publik, përfshirë edhe çështjet që lidhen me personat në listën e zezë amerikane.
🔹 Mungesa e prokurorëve, kuadrit profesional dhe burimeve financiare mbetet një sfidë serioze për institucionin.
🔹 Ajo paralajmëroi edhe rritjen e efikasitetit në trajtimin e lëndëve kundër zyrtarëve policorë.
Kryeprokurori i Shtetit, Nenad Saveski, i uroi mandat të suksesshëm, duke theksuar se synimi është që Prokuroria të punojë në interes të qytetarëve dhe të rrisë besimin në institucion.
📌 Iskra Haxhi Vasileva e mori detyrën nga Islam Abazi, i cili kthehet në Prokurorinë e Lartë Publike në Gostivar.


