Futbollisti nga Shkupi, Feta Fetai mbrëmë pati debutimin e tij në Kombëtaren e Shqipërisë, në ndeshjen kundër Bjellorusisë.
Pas kësaj, ai ka ndarë fotografi nga paraqitja e tij, por edhe pse i shkurtër si debutim, sërish me një rëndësi të madhe për karrierën e tij.
“E kisha ëndërruar këtë moment! Sa bukur të veshësh fanellën kuqezi për herë të parë. ❤️🦅
Një nder që nuk përshkruhet me fjalë. Faleminderit Shqipëri!🇦🇱”, shkroi Fetai.


