Institucionet nuk e vendosën, BDI vendos shqipen në “Oazën e Butelit”!

Pas reagimeve të shumta lidhur me mungesën e gjuhës shqipe në tabelën hyrëse të parkut të sapohapur “Oaza e Butelit” në Shkup, sot në hyrje të parkut është vendosur edhe tabela në gjuhën shqipe, raporton Zyrtare.

Parku, i cili u promovua në ditën e hapjes me tabelë vetëm në gjuhën maqedonase, tashmë ka edhe mbishkrimin në shqip.

Për momentin nuk dihet se kush ka ndërmarrë iniciativën për vendosjen e tabelës në gjuhën shqipe dhe nëse kjo është bërë nga institucionet përgjegjëse apo nga ana e vetë qytetarëve.

Mungesa e gjuhës shqipe në këtë park shkaktoi për disa ditë përplasje mes këshilltarëve shqiptar dhe kryetarit të komunës së Butelit, Darko Kostovski.