Gjykata e Apelit në Gostivar ka vendosur në favor të Arben Taravarit në kontestin për vulat dhe drejtimin e Aleancës për Shqiptarët, duke refuzuar si të pabazë ankesën e paraqitur nga krahu i Ziadin Selës, shkruan Top24
Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, ankesa e subjektit politik Aleanca për Shqiptarët, me seli në Tetovë, e përfaqësuar nga Ziadin Sela përmes përfaqësuesit të tij ligjor, është refuzuar si e pabazë, ndërsa është konfirmuar vendimi i Gjykatës Themelore të Tetovës, i datës 3 mars 2026.
Në arsyetimin e vendimit thuhet se Gjykata Themelore e Tetovës kishte pranuar kërkesën e Arben Taravarit, të paraqitur më 7 mars 2024, për regjistrimin e ndryshimeve në statutin, Top24



