Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka konfirmuar se komunikon me partitë politike shqiptare, por ka mohuar se zhvillohen negociata për bashkëpunim politik apo koalicione zgjedhore.
Në emisionin “Studio e natës” në 4TV, Filipçe theksoi se komunikimi me përfaqësuesit e partive shqiptare është i karakterit personal dhe se zgjedhjet nuk kanë qenë temë e bisedimeve.
Lideri i opozitës foli gjithashtu për pakënaqësinë dhe apatinë e qytetarëve, duke theksuar se LSDM-ja mbetet e përkushtuar ndaj integrimit evropian, luftës kundër korrupsionit dhe krijimit të kushteve që të rinjtë ta shohin të ardhmen e tyre në Maqedoni.
Filipçe shprehu bindjen se LSDM-ja do të fitojë besimin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht se kur do të mbahen ato.


