Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka organizuar aksion simbolik para zyrave të Bashkimit Evropian, pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Përmes një pankarte me mbishkrimin “Evropë, ku është drejtësia?”, organizatorët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me procesin gjyqësor dhe zhvillimet në Hagë, transmeton Klankosova.tv.
Në pankartë janë paraqitur edhe të dhëna që krahasojnë dënimet e serbëve me procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke ngritur pyetje për drejtësinë dhe trajtimin e rasteve gjyqësore.


