Denoncim penal dhe pezullim për një punonjës të MPB-së: Dërgonte kërcënime përmes aplikacionit

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) i ka dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit një denoncim penal kundër V.N. për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale «rrezikim i sigurisë», njoftuan nga MPB.

I denoncuari, dokumentalist në Sektorin për statistikë dhe dokumentim në Njësinë e Punëve të Brendshme (EPB) Kisela Voda pranë Sektorit të Punëve të Brendshme (SPB) Shkup, më 18.03.2026 përmes një aplikacioni celular ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese ndaj një personi nga Shkupi për shkak të një keqkuptimi të mëparshëm me djalin e tij.

Departamenti për kontroll të brendshëm kundër të denoncuarit do të paraqesë propozim për nisjen e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë për shkelje të rregullit dhe disiplinës në punë dhe largimin nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore – pezullim.