Në takimin jofromal para emisionin ClickPLus në TV21, eksponentët e partive politike u pyetën edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Ata u shprehën se nuk u frikësohen zgjedhjeve.
“Gjithmonë jemi të gatshëm. Gjithmonë i kërkojmë dhe si çdo herë fitojmë”, tha Faton Aliti nga BDI.
“Nuk do të ketë zgjedhje. Nuk do të ketë zgjedhje, por temën e zgjedhjeve vazhdimisht e imponon BDI-ja”, u shpreh Latif Arifi nga VLEN-i.
“Se a do të ketë zgjedhje parlamantare, kjo varet nga shumica parlamentare. Ata e kanë në dorë këtë. Se a duhet të ketë zgjedhje parlamentare, absolutisht po”, deklaroi Naim Bajrami nga LSH-ja.


