BDI: Reagimi i Zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës nuk e zbeh as nuk e ndryshon bilansin e bursave të ndara. Ai edhe më tutje mbetet:
-817 nxënës maqedonas- 80 nxënës shqiptarë;
-50 nxënës të talentuar maqedonas- 0 shqiptarë dhe
-150 artistë të talentuar maqedonas- 4 shqiptarë.
Ky nuk është përfaqësimi që duam!
Ky nuk është përfaqësimi që e meritojnë nxënësit shqiptarë!
Pretendimet e llojit “…do të ketë bursa tjera…ku numri i aplikantëve shqiptarë ka qenë i madh…” na shpien tek shprehja “Rrini rehat” nga e cila nuk u pa kurrë dritë për shqiptarët nga Qeveria VMRO-VLEN.


