Ministri Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandër Nikollovski paralajmëron nisjen e punimeve për rrugën Trebenishtë–Qafë Thanë në fillim të sezonit të ardhshëm, por projekti duhet të përshtatet në mënyrë që të mos rrezikohet statusi i rajonit të Ohrit dhe Strugës nën mbrojtjen e UNESCO-s. Qeveria po kërkon zgjidhjen më të përshtatshme për të realizuar projektin pa cenuar trashëgiminë e mbrojtur.
“Mundohemi ta gjejmë variantin më të mirë që ta ruajmë statusin e UNESCO-s që e ka gjithë rajoni jo vetëm Ohri dhe Struga mendoj se për një kohë të shpejtë me fillimin e sezonës e punës të kemi edhe punimet ndërtimore të asaj rruge”, deklaroi Nikollovski.
“Punojmë atje me komunat Dojran, Resen, Ohër dhe Struga dhe jemi ne një fazë të avancuar gjatë dimrit ajo punë do të kryhet dhe në sezonin e ri do të kemi situatë të pastër”, tha Nikollovski.


