Arkin Jahiji hap dyert e komunës, pret nxënësit e shkollës Fillore „7 Marsi“

Kryetari i komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji ka hapur dyrt e komunës së Bërvenicës për të gjithë, ku gjatë ditës së sotme ka pritur nxënësit e shkollës Fillore „7 Marsi“, të cilët, në kuadër të një vizite me karakter mësimor, vizituan këtë komunë. Kryetari Jahiji i shoqëroi ata duke bashkëbiseduar duke i njoftuar për punën dhe përgjegjësitë e institucionit, rëndësinë e shërbimit ndaj qytetarëve dhe rolin e komunës në jetën e përditshme, shkruan Top24

Një vizitë e veçantë, me shumë buzëqeshje dhe energji pozitive!
Sot pata kënaqësinë të mirëpres nxënësit e Shkollës Fillore „7 Marsi“, të cilët, në kuadër të një vizite me karakter mësimor, vizituan Komunën.
Bashkëbiseduam për punën dhe përgjegjësitë e institucionit, rëndësinë e shërbimit ndaj qytetarëve dhe rolin e komunës në jetën e përditshme.
Fëmijët janë e ardhmja jonë, ndërsa edukimi, dituria dhe përfshirja e tyre në jetën publike janë investimi më i mirë për një shoqëri më të mirë.
Falënderoj nxënësit dhe mësimdhënësit për vizitën dhe interesimin. U dëshiroj shumë suksese në rrugëtimin e tyre arsimor!