Alta Banka SHA Manastir do të dalë zyrtarisht në shitje përmes një ankandi publik, sipas njoftimit të lëshuar nga administratori, Banka Popullore të Maqedonisë së Veriut, përcjell INA.
Banka do të shitet nëpërmjet Bursës së Maqedonisë.
Në shitje do të dalin të gjitha aksionet që institucioni financiar serb i posedon gjithsej 372.742 aksionet e zakonshme, të cilat përbëjnë 95,336% të numrit total të aksioneve të Alta Banka SHA Manastir.
Vlera totale fillestare e këtij paketi aksionesh llogaritet në rreth 1,4 miliardë denarë.
Detajet e ankandit dhe çmimi
Çmimi fillestar për një aksion është caktuar në 3.777 denarë. Ky është çmimi me të cilin aksionet u blenë vitin e kaluar nga Alta Banka e Beogradit (Serbi), e cila mbeti pa leje pune dhe shkoi në falimentim, përcjell INA.
Data e ankandit: Ankandi do të jetë më 30 nëntor.
Ankandet pasuese: Nëse aksionet nuk shiten në ankandin e parë, do të ketë të reja më 1, 2, 3, 4 dhe 7 dhjetor.
Ulja e çmimit: Çmimi fillestar i secilës ankand radhazi do të zvogëlohet për 10% në raport me çmimin e së mëparshmes.
Menaxhimi dhe interesimi i tregut
Pronari i Bankës, Alta Banka AD Beograd, Sërbi, është i njoftuar nga Banka Popullore e Maqedonisë – e cila do të menaxhojë këtë bankë në Maqedoni për tre muaj – se duhet t’i vendosë në shitje aksionet. Nëse nuk e bën këtë, aksionet në shitje do t’i vendosë Banka Popullore. Blerës të interesuar ka, por ofertë zyrtare për momentin nuk ka.
Me Alta Banka SHA Manastir do të menaxhojë Banka Popullore derisa të shitet.
Alta Banka Beograd vitin e kaluar e bleu Stopanska bankën SHA Manastir (tashmë Alta Banka SHA Manastir) për rreth 22,8 milionë euro.
Banka serbe për aksion ofroi 3.777 denarë dhe bleu 344.420 aksione ose 88,09% të numrit të përgjithshëm të aksioneve, ofertë të cilën e pranuan 262 aksionerë.
Alta Banka SHA Manastir ka punuar me humbje në nëntë muajt e parë të këtij viti. Vitin paraprak, Stopanska bankën Manastir deshi ta blinte edhe Komercijalna banka AD Skopje, mirëpo oferta ishte e pasuksesshme pasi ajo kishte ofruar 3.200 denarë për aksion.


