Aleanca për Shqiptarët riorganizohet në Butel, Fatmir Ismaili zgjidhet kryetar i degës

Aleanca për Shqiptarët po vazhdon procesin e riorganizimit dhe konsolidimit të strukturave partiake në prag të Kongresit të ardhshëm. Në kuadër të këtij procesi, sonte është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Degës së Butelit, ku është zgjedhur udhëheqja e re e kësaj strukture partiake.

Në kuvend morën pjesë kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Dr. Arben Taravari, përfaqësues të zgjedhur, deputetë, funksionarë partiakë, aktivistë dhe mbështetës të shumtë.

Përmes votimit, në krye të Degës së Butelit u zgjodh Fatmir Ismaili, i cili pas marrjes së besimit falënderoi anëtarët për mbështetjen, duke u zotuar se do të angazhohet me përgjegjësi dhe transparencë për forcimin e strukturës partiake dhe bashkëpunimin me qytetarët.

Me këtë proces, Aleanca për Shqiptarët synon të kompletojë riorganizimin e degëve në të gjithë vendin, duke synuar ndërtimin e një strukture më të organizuar, më të bashkuar dhe më aktive në terren, në prag të Kongresit të ardhshëm.