Bayern Munich përballet me probleme të mëdha me dëmtimet, pasi Harry Kane pritet të mungojë për disa muaj për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës së majtë. Klubi konfirmoi se sulmuesi anglez ka këputur ligamentin sindesmotik, ndërsa sipas raportimeve mungesa e tij mund të zgjasë rreth tre muaj.
Përveç Kane, i dëmtuar është edhe Michael Olise, i cili ka pësuar kontuzion në pjesën e përparme të këmbës. Të dy lojtarët u larguan nga fusha në ndeshjen kundër Köln-it, e cila përfundoi me rezultat 1-1.
Problemet për trajnerin Vincent Kompany shtohen edhe nga mungesat e Luis Diaz, Serge Gnabry, Alphonso Davies dhe Manuel Neuer, në një periudhë të rëndësishme të sezonit për bavarezët.


