Afganët, egjiptianët dhe sudanezët janë tre kombësitë më të përfaqësuara midis migrantëve të regjistruar në Maqedoni në shtator.
Shumica e të ardhurve të regjistruar ishin nga Afganistani, të cilët përbëjnë 37 përqind të emigrantëve të regjistruar, sipas një raporti mujor nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).
Sipas dhënave të këtij raporti për shtatorin e vitit 2026, në Maqedoni u regjistruan 638 mbërritje emigrantësh. Nga këta, 37 përqind ishin nga Afganistani, 24 përqind nga Egjipti dhe 12 përqind nga Sudani.
Të dhënat i referohen mbërritjeve të regjistruara dhe nuk përfaqësojnë një numër të të gjithë migrantëve që ishin të pranishëm ose po kalonin tranzit nëpër vend.
Krahasuar me gushtin, numri i ardhurve të regjistruar në Maqedoni u ul me gjashtë përqind. Megjithatë, afganët mbeten grupi më i madh midis emigrantëve të regjistruar, ndërsa egjiptianët janë në vendin e dytë dhe sudanezët në vendin e tretë.
Në nivel rajonal, në shtator u regjistruan 3.843 hyrje në Ballkanin Perëndimor, një rritje prej tetë përqind krahasuar me gushtin. Që nga fillimi i vitit 2026, në rajon janë regjistruar gjithsej 26.973 të ardhur, pra 10 përqind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Lëvizjet e migracionit përmes Ballkanit Perëndimor janë pjesë e rrugëve më të gjera drejt vendeve evropiane, me Maqedoninë që mbetet një nga vendet tranzit në rrugën drejt veriut dhe perëndimit të kontinentit.


