Zekolli Shaqiri në “Ballkan Summit 2026” prezanton projektet më të rëndësishëme infrastrukturore në fushën e transportit

Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli Shaqiri gjatë ditës së sotme ishte pjese e “Ballkan Summit 2026” që po mbahet në Prishtinë ka prezantuar para përfaqësuesve ndërkombëtarë, institucioneve financiare ndërkombëtare, bankave dhe përfaqësuesve të sektorit privat projektet më të rëndësishme infrastrukturore në fushën e transportit, si dhe hapat e ardhshëm që parashohim për realizimin e tyre, shkruan Top24
“Gjatë prezantimit, u fokusova te zhvillimi i Korridorit VIII, avancimi i projekteve rrugore dhe hekurudhore, forcimi i lidhjeve me Kosovën, Shqipërinë dhe Bullgarinë, si dhe modernizimi i transportit urban. Këto projekte janë thelbësore për përmirësimin e lidhshmërisë rajonale, lehtësimin e qarkullimit të njerëzve dhe mallrave dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik. Një vëmendje e veçantë iu kushtua fazave të ardhshme të projekteve, përgatitjes teknike, financimit dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim që prioritetet tona infrastrukturore të shndërrohen në projekte konkrete dhe rezultate të qëndrueshme” shkruan Kaltrina Zekolli Shaqiri.
Zekolli më tej shton se “Përmes investimeve strategjike dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë, synojmë të ndërtojmë një sistem modern dhe efikas të transportit, që do të forcojë lidhshmërinë rajonale, do të lehtësojë shkëmbimin ekonomik dhe do ta afrojë edhe më shumë vendin tonë me rrjetet evropiane të transportit”