Kombëtarja e Kosovës do të jetë pa sulmuesin Vedat Muriqi në ndeshjen ndaj Izraelit.
Sulmuesi prizrenas ka pësuar një lëndim të lehtë muskulor në stërvitje dhe, pas dhimbjeve që ka ndier edhe gjatë stërvitjes para ndeshjes, trajneri Franco Foda ka vendosur të mos e rrezikojë.
Në mungesë të Muriqit, në formacionin bazë pritet të rikthehen Albion Rrahmani dhe Fisnik Asllani, në skemën 3-5-2.
Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse Muriqi do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës ndaj Austrisë, që zhvillohet në Prishtinë.


