Turqia sot shënon 103-vjetorin e themelimit të Republikës me ceremoni zyrtare, aktivitete kulturore dhe festime publike në mbarë vendin. Kryeqyteti Ankara është në qendër të përkujtimit, ndërsa flamujt turq janë vendosur në ndërtesa, sheshe dhe hapësira publike.
Në qytetet kryesore organizohen koncerte, programe kulturore dhe parada, ndërsa festimet pritet të vazhdojnë edhe në mbrëmje me fishekzjarrë.
Republika e Turqisë u shpall më 29 tetor 1923, pas Luftës së Pavarësisë, nën udhëheqjen e Mustafa Kemal Ataturkut. Kjo ngjarje shënoi një kthesë historike për vendin dhe hapi rrugën për reforma të gjera politike, juridike dhe shoqërore.
Dita e Republikës përkujton pavarësinë kombëtare dhe parimin e sovranitetit të popullit turk.

![]()


