Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka reaguar pas situatës së krijuar nga zjarret në disa pjesë të komunës, duke bërë të ditur se vetëm sot zjarrfikësit janë përballur njëkohësisht me pesë vatra zjarri.
Sipas tij, zjarret janë evidentuar në Nerasht, Bellovisht, dy raste në Sllatinë dhe një në Tearcë.
Memishi ka deklaruar se rastet do të dokumentohen dhe hetohen, ndërsa ka paralajmëruar ndjekje institucionale dhe kërkim të përgjegjësisë.
Postimi i plotë:
“Çdo ditë që në Komunën e Tearcës bëhet një punë e mirë, duket se ka nga ata që përparimi i komunës i pengon. Kur puna ecën përpara, pasojnë dëmtime që i kushtojnë komunës dhe qytetarëve. Kjo nuk mund të vazhdojë.
Vetëm sot zjarrfikësit e Tearcës në të njëjtën kohë janë përballur me 5 vatra zjarri: Nerasht, Bellovisht, Sllatinë në dy vende dhe në Tearcë.
Mesazhi im është i qartë: Çdo rast do të dokumentohet, hetohet dhe ndiqet institucionalisht. Përgjegjësia do të kërkohet pa përjashtim.
Ne do të vazhdojmë të punojmë për Tearcën. Askush nuk do ta ndalë zhvillimin e komunës me dëmtime dhe veprime të papërgjegjshme!
Për heronjtë tanë zjarrfikësit falenderime pa fund”, ka përfunduar Memishi.






