Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elezi gjatë ditës së sotme ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me komunën e Sarajit në kuadër të kampanjës së Tetorit Rozë. Sipas Elezit bashkëpunimi me komunën e Sarajit dhe kryetarin e kësaj komune Muhamet Elmazi ka vetëm një qëllim të shpëtojmë jetë, shkruan Top24
“Ky bashkëpunim në kuadër të Tetorit Rozë ka vetëm një qëllim të shpëtoj sa më shumë jetë. Spitali i tetovës ka dy mamograf dhe së bashku përmes këtyre bashkëpunimeve kontribojmë për një shëndet më të mirë për të gjithë” tha drejtori Erzen Elezi.


