Haxhiu pritet nga presidentja Siljanovska: Inkurajoj dinamikën pozitive të takimeve të rregullta midis parlamentarëve dhe shkëmbimin e praktikave më të mira

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Dafkova gjatë ditës së sotme ka pritur në takim zyrtar kryeparlamentaren e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu me të cilën diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe rolin e parlamenteve, shkruan Top24

Sot prita Albulena Haxhiun, Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Kosovës karakterizohen nga një dialog i rregullt politik, qëllime strategjike të përbashkëta dhe qëndrime të harmonizuara lidhur me çështjet ndërkombëtare.
Theksova se marrëdhëniet e mira fqinjësore, forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe nismat si Procesi Bërdo-Brijonit kontribuojnë në një respekt më të madh, mirëkuptim dhe njohje të Ballkanit Perëndimor si një partner i besueshëm për BE-në.
Roli i parlamenteve dhe bashkëpunimi parlamentar janë thelbësorë për thellimin e proceseve demokratike. Inkurajoj dinamikën pozitive të takimeve të rregullta midis parlamentarëve dhe shkëmbimin e praktikave më të mira, veçanërisht në kontekstin e proceseve të integrimit evropian.