Tensione te Manchester United, Fernandes kritikon Carrick: Ishte vendimi i trajnerit të luanim kështu

Kriza te Manchester United është thelluar pas humbjes 4-1 ndaj Comos në Champions League. Pas ndeshjes, kapiteni Bruno Fernandes kritikoi qasjen taktike të stafit teknik, duke ia atribuar trajnerit Michael Carrick dhe bashkëpunëtorëve të tij vendimin për të mos ushtruar presion të lartë ndaj kundërshtarëve.

“Është vendimi i stafit që të mos ushtrojmë presion në duelet një kundër një, por të prinim kundërshtarin dhe t’i lejonim të kishte topin”, u shpreh portugezi.

Sipas Fernandes, kjo mënyrë loje u jep më shumë vetëbesim kundërshtarëve dhe i detyron lojtarët e United të shpenzojnë shumë energji, duke e bërë më të vështirë organizimin pas rikuperimit të topit.

“Duhet të jemi më të guximshëm dhe të rrezikojmë duke ushtruar presion më lart në fushë, për t’i vënë kundërshtarët në vështirësi, ashtu siç bënë ata me ne”, përfundoi kapiteni i United.

Pak ditë më parë, edhe Lisandro Martinez kishte kritikuar drejtuesit e klubit pas humbjes ndaj Atletico Madridit, duke vënë në pikëpyetje punën e drejtorit teknik Jason Wilcox në merkaton e transferimeve.