Jo vetëm Edi Palokën. Studentët kanë përzënë nga protesta edhe nënkryetarin e PD-së, Belind Këlliçi. Ai ishte i shoqëruar nga disa demokratë, kur është përplasur me protestuesit, të cilët i kanë kërkuar që të largohej nga tubimi.
Më herët, të njëjtin reagim studentët patën edhe ndaj deputetit të PD-së, Edi Paloka, të cilin e lagën me ujë dhe e përzunë nga tubimi, teksa tentoi t’u bashkohej protestuesve.
Studentët kanë bojkotuar mësimin dhe janë bashkuar në protestë, ku kanë ngritur shqetësimet e tyre dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve t’u bashkohen. Gjatë tubimit janë regjistruar edhe momente tensioni dhe përplasje, ndërsa protestuesit kanë kërkuar që përfaqësuesit e partive politike të largohen.


