Sot disa vendbanime në Tetovë, Tearcë dhe Zhelinë mbeten pa rrymë

Ndërprerje të planifikuara të furnizimit me energji elektrike janë paralajmëruar për sot, e mërkurë, më 14 tetor 2026, në disa vendbanime të rajonit të Tetovës.

Sipas orarit të publikuar, i gjithë fshati Dobrosht, në Komunën e Tearcës, do të mbetet pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në orën 14:00.

Në Zhelinë, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në orën 14:00, ndërsa një pjesë e fshatit Uzormisht do të jetë pa rrymë nga ora 09:00 deri në orën 14:16.

Ndërprerje është paralajmëruar edhe në një pjesë të fshatit Strimnicë, në zonën pranë objekteve afër xhamisë, nga ora 09:30 deri në orën 14:00.